Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Globe Soccer” - Gazeta Express
string(67) "ousmane-dembele-shpallet-lojtari-me-i-mire-ne-bote-nga-globe-soccer"

Futboll

Gazeta Express

28/12/2025 18:25

Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Globe Soccer”

Futboll

Gazeta Express

28/12/2025 18:25

Ousmane Dembele po kalon në një vit mjaft të suksesshëm në karrierën e tij.

Pas trofeve të fituar me PSG-në, francezit po i shpërblehet puna e arritur në fushën e lojës.

Dembele së fundmi është nderuar me çmimin “Lojtari më i mirë” në botë nga “Globe Soccer”, që po e mbanë edicionin e 16-të të shpërndarjes së çmimeve.

Ky është trofeu i tretë i Dembeles, që pas suksesit historik më PSG-në.

Ai fillimisht e fitoi çmimin kryesor individual, Topin e Artë e “France Football”, e më pas e fitoi edhe çmimin “The Best” nga FIFA.

Me PSG-në, Dembele gjatë sezonit 2024/25 e fitoi Tripletën, e cila e përfshinë Ligue 1, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Francës, një kabineti që iu shtua edhe Superkupa e Evropës, Superkupa e Francës dhe FIFA Kupa Interkontinentale./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement