Osmani në 25 vjetorin e masakrës së familjes Berisha: Ata që shpëtuan janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb - Gazeta Express
string(121) "osmani-ne-25-vjetorin-e-masakres-se-familjes-berisha-ata-qe-shpetuan-jane-deshmi-e-brutalitetit-te-regjimit-kriminal-serb"

Osmani në 25 vjetorin e masakrës së familjes Berisha: Ata që shpëtuan janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb

Lajme

Gazeta Express

26/03/2024 10:49

Presidentja Vjosa Osmani në 25 vjetorin e masakrës së familjes Berisha në Suharekë, ka thënë se tre personat që i mbijetuan kësaj masakre janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb.

“25 vjet më parë, 46 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë. Edhe më e rëndë është dhimbja nga fati i pazbardhur i një pjese të anëtarëve të familjes Berisha. Nga kjo masakër e tmerrshme, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, shpëtuan dhe janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb”, ka thënë presidentja Osmani.

Lexo Edhe:

“Në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtim asnjëherë. Drejtësia për viktima dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm”, ka thënë ajo.