Osmani: E vërteta për Reçakun më e fuqishme se çfarëdo propagande nga bashkëpunëtorët e Millosheviqi - Gazeta Express
string(99) "osmani-e-verteta-per-recakun-me-e-fuqishme-se-cfaredo-propagande-nga-bashkepunetoret-e-millosheviqi"

Osmani: E vërteta për Reçakun më e fuqishme se çfarëdo propagande nga bashkëpunëtorët e Millosheviqi

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 11:44

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se masakra e Reçakut ka qenë ngjarja ku bota përfundimisht e kuptoi se çfarë ka bërë regjimi i Millosheviqit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se regjimi gjenocidal i Millosheviqit ka kryer krime në Reçak kundër popullsisë civile të pafajshme.

Lexo Edhe:

“23 vjet më parë jo shumë larg nga vendi ku sot të gjithë bëjnë nderimet e tyre, bota u neverit dhe e kuptoi përfundimisht nga pamjet makabre të masakrës së Reçakut, krimin që ndodhi mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare. Civilëve duarthatë, mëngjesin e ditës së kobshme iu shua jeta mizorisht nga forcat e regjimit të gjenocidal të Millosheviqit”, deklaroi Osmani.

Më tutje, Osmani deklaroi se kjo masakër ka dëshmuar se Serbia kishte qëllime shfarosëse ndaj shqiptarëve.

“Atë ditë ‘Kodra e Bebushit’ siç njihet nga banorët lokal ishte pasqyrim i krimit kundër njerëzimit, pasqyrim i krimit kundër shqiptarëve, pasqyrim i synimit shfarosës e gjenocidal të regjimit të Millosheviqit. Ishte pasqyrim i masakrave ndaj njerëzve që gjendeshin në shtëpitë e tyre dhe të cilët u përballën me egërsinë e forcave policore dhe ushtarake serbe”, ka thënë ajo.

Presidentja theksoi se e vërteta për Reçakun është e fuqishme dhe nuk mund të ndryshohet.

“Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzit, por edhe shpërfaqje e qëllimit të Serbisë së atëhershme, për të zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut. E Reçaku ishte një nga masakrat e shumta të tmerrshme. Mohimi i fakteve të luftës përmes rehabilitimit të kriminelëve të luftës është përsëritje4 e krimit. E vërteta për Reçakun është shumë më e fuqishme se çfarëdo propagandë nga bashkëpunëtorët e Millosheviqit”, ka thënë ajo.  /Express/