Ormeni: Duhet mbajtur një sy hapur, Shqipëria në periudhë sizmike të lartë - Gazeta Express
string(72) "ormeni-duhet-mbajtur-nje-sy-hapur-shqiperia-ne-periudhe-sizmike-te-larte"

Ormeni: Duhet mbajtur një sy hapur, Shqipëria në periudhë sizmike të lartë

Gazeta Express

27/01/2020 21:52

Institucionet shqiptare duhet të mbajnë një sy hapur sa i takon gjendjes së tërmeteve në Shqipëri. Sizmilogu Rrapo Ormeni, në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora thotë se vendi ynë tashmë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

Rrapo Ormeni: Edhe Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 79-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë. Këto periudha përsëriten. Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet.

Lexo Edhe: