Shefi i Professional Game Match Officials (PGMO), Howard Webb, ka konfirmuar se goli i dytë i Manchester Unitedit kundër Nottingham Forestit të dielën duhej të ishte anuluar.
Manchester Unitedi sapo kishte pësuar golin e barazimit në “Old Trafford” kur Matheus Cunha realizoi për 2-1.
“Djajtë e Kuq”, që e kishin siguruar tashmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, fituan në fund 3-2 dhe përfunduan sezonin në vendin e tretë të Premierligës.
Goli i Cunhas shkaktoi polemika të mëdha.
Bashkëlojtari Bryan Mbeumo kontrolloi topin me dorë, edhe pse pa qëllim, dhe shumëkush mendoi se goli do të anulohej, pavarësisht mundësisë që topi mund të kishte prekur fillimisht një pjesë tjetër të trupit të tij.
Megjithatë, arbitri Michael Salisbury vendosi ta lejojë golin pas rishikimit të incidentit në monitor, me rekomandimin e VAR-it Matthew Donohue.
Ish-mbrojtësi i Unitedit, Gary Neville, e quajti vendimin “skandaloz”, ndërsa Webb ka reaguar shpejt duke pranuar publikisht gabimin e arbitrave.
Sipas “The Athletic”, Webb kontaktoi personalisht Nottingham Forestin për të pranuar se në atë situatë Salisbury duhej ta kishte ndryshuar vendimin fillestar dhe ta anulonte golin.
Edhe pse ndikimi sportiv ishte minimal, pasi Foresti e kishte siguruar mbijetesën, trajneri Vitor Pereira dhe klubi nuk pritet të qetësohen lehtë pas këtij pranimi.
Vendimi i Salisbury për të mos ndryshuar gjykimin pas thirrjes në monitor nuk ishte unik, por mbetet i pazakontë, sidomos duke marrë parasysh se ndodhi në “Old Trafford” dhe në një incident që shumë tifozë besojnë se do të gjykohej ndryshe po të ndodhte në anën tjetër të fushës.
Sipas Ligjit 12 të “Laws of the Game”, konsiderohet shkelje nëse një lojtar prek topin me dorë apo krah dhe përfiton avantazh direkt nga ai kontakt, edhe nëse prekja është aksidentale.
Edhe pse Salisbury mund të argumentojë se krahu i Mbeumo nuk ishte në pozicion të panatyrshëm dhe se ai nuk ishte vetë autor i golit, kontrolli i topit me dorë ndikoi drejtpërdrejt në aksionin që solli golin.
Pranimi i Howard Webb tashmë konfirmon se arbitri, pas rishikimit të pamjeve, duhej ta anulonte golin e Manchester Unitedit./GazetaExpress/
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...