Interi po përballet me një sfidë të rëndësishme për të mbajtur Yann Bisseckun, pasi interesimi nga klubet e elitës evropiane po rritet ndjeshëm.
Mbrojtësi gjerman është bërë një pjesë kyçe e skuadrës së “Nerazzurrëve”, por një ndryshim i afërt në përfaqësimin e tij ka vënë disa klube të mëdha në gatishmëri.
Bissecku është afër marrjes së një vendimi të rëndësishëm për menaxhimin e karrierës së tij.
Edhe pse agjenti aktual Yusuf Kandemir pritet të mbetet i përfshirë, lojtari është pranë zgjedhjes së një agjencie të re të profilit të lartë për të udhëhequr negociatat e ardhshme.
Sipas “Sportitalia”, disa nga agjencitë më të fuqishme sportive në botë po garojnë për ta përfaqësuar mbrojtësin e Interit.
Aktualisht, Giovanni Branchini shihet si favorit për të marrë rolin, një lëvizje që shpesh lidhet me përgatitje për kontrata të mëdha ose transferime të rëndësishme në të ardhmen.
Pasiguria rreth përfaqësimit të tij ka përkuar me rritjen e interesit nga Bundesliga dhe Premierliga.
Bayern Munichu është një nga klubet kryesore që po e ndjek situatën, duke e parë 23-vjeçarin si një zgjidhje afatgjatë për mbrojtjen.
Edhe klubet e Premierligësjanë në garë, me disa ekipe të paidentifikuara që po monitorojnë zhvillimin e tij në Serie A.
Pavarësisht interesimit, Interi nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin dhe e konsideron atë një aset të rëndësishëm për të ardhmen.
Klubi është i vendosur të rezistojë ndaj çdo oferte të mundshme dhe e sheh Bisseckun si pjesë kyçe të projektit në Milano.
Nga ana e tij, mbrojtësi thuhet se ndihet mirë në klub dhe në qytet, duke krijuar një lidhje të fortë me tifozët.
Drejtuesit e Interit e vlerësojnë shumë profilin e tij, i cili kombinon forcën fizike me aftësi teknike, një tipar i rrallë në futbollin modern.
Për këtë arsye, pritet që klubi të mbajë një qëndrim të fortë në çdo negociatë gjatë afateve të ardhshme të transferimeve./GazetaExpress/
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...