OKB lejon që njerëzit të kërkojnë azil për shkak të ndryshimeve klimatike - Gazeta Express
string(73) "okb-lejon-qe-njerezit-te-kerkojne-azil-per-shkak-te-ndryshimeve-klimatike"

OKB lejon që njerëzit të kërkojnë azil për shkak të ndryshimeve klimatike

Gazeta Express

21/01/2020 20:26

Personat, të cilët janë të detyruar të largohen nga vendet e tyre si pasojë e rrezikut të jetës nga ndryshimet klimatike, kanë të drejtë për azil, njoftoi sot një organ i OKB’së, ndërsa dha vendim për rastin e një personi, i cili u përpoq të transferohej në Zelandën e Re, sepse shtëpia e tij po fundosej.

Çështja u ngrit nga Ioane Teitiota, banor në ishullin Kiribati, i cili u shpërngul në Zelandën e Re dhe argumentoi se duhej të kishte të drejtën e qëndrimit atje, pasi ndryshimet klimatike po e bëjnë të pamundur jetën në vendin e tij, që po përmbytej si pasojë e rritjes së nivelit të oqeaneve.

Lexo Edhe:

Kjo është hera e parë që një organ i OKB’së merr në konsideratë çështjen e të drejtave të azilit, e lidhur me ndryshimin e klimës.