OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit mbetet një shqetësim i madh - Gazeta Express
string(79) "obsh-transmetimi-i-gripit-te-shpendeve-tek-njerezit-mbetet-nje-shqetesim-i-madh"

OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit mbetet një shqetësim i madh

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 14:06

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen në rritje të variantit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet e tjera, përfshirë njerëzit.

Ekziston frika se virusi H5N1, i cili ka pasur një “shkallë vdekjeje jashtëzakonisht të lartë” te njerëzit e infektuar pas kontaktit me kafshë të sëmura, do të përshtatet dhe do të jetë në gjendje të përhapet nga personi në person.

Lexo Edhe:

Aktualisht nuk ka asnjë provë që H5N1 është transmetuar nga personi në person.

Nga fillimi i vitit 2023 deri më 1 prill 2024, OBSH njoftoi se regjistroi në 23 vende gjithsej 889 raste të gripit të shpendëve te njerëzit dhe 463 viktima, pra një shkallë vdekshmërie prej 52%.

Në fillim të prillit, autoritetet amerikane njoftuan se një burrë kishte rezultuar pozitiv me gripin e shpendëve.

Aktualisht, rastet e transmetimit të virusit te njerëzit janë shumë të rralla. Një fëmijë nëntë vjeçar vdiq nga gripi i shpendëve në Kamboxhia në shkurt, ndërsa tre vdekje të tjera nga e njëjta sëmundje u regjistruan në vend në vitin 2023.