Nxënësit e Suharekës i qepin uniformat për të kursyer buxhetin e Komunës - Gazeta Express
string(72) "nxenesit-e-suharekes-i-qepin-uniformat-per-te-kursyer-buxhetin-e-komunes"

Gazeta Express

02/12/2019 15:02

Nxënësit e Suharekës i qepin uniformat për të kursyer buxhetin e Komunës

Gazeta Express

02/12/2019 15:02

Suhareka vazhdon të jetë një nga komunat më të suksesshme në Kosovë, sa i përket udhëheqjes.

Falë përkushtimit të madh të kryetarit, Bali Muharremaj, ky vend ka arritur të bëhet shembull për të tjerët.

Jo vetëm në aspektin e rendit dhe sigurisë ku tashmë qyteti ka gjithandej kamerat e vendosura, më pas ndriçimi publik e parku me lojëra për fëmijë e shah për pleq, por një investim i madh është bërë edhe në fushën e arsimit.

Sigurisht, krejt kjo s’do të bëhej edhe pa bashkëpunimin me qytetarët.

E një gjest që duhet duartrokitur e të jetë mësim për të tjerët, janë edhe nxënësit e shkollës së mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, të cilët uniformat shkollore i kanë qepur vetë, duke kursyer kështu deri në 50% të mjeteve për blerjen e tyre.

Madje, këtë shkollë dhe këta nxënës i ka vizituar edhe Muharremaj, i cili është ndarë të jetë tejet i kënaqur me iniciativën e këtyre nxënësve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement