Nuk kishte deklaruar 107 mijë euro, ndalohet në Rinas i moshuari francez - Gazeta Express
string(71) "nuk-kishte-deklaruar-107-mije-euro-ndalohet-ne-rinas-i-moshuari-francez"

Nuk kishte deklaruar 107 mijë euro, ndalohet në Rinas i moshuari francez

Gazeta Express

24/02/2020 12:56

Policia ka sekuestruar një sasi të madhe parash në aeroportin e Rinasit, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasi francez që po nisej drejt vendlindjes.

Ka qenë policia e Sarandës ajo që ka sinjalizuar rastin, për një shtetas të moshuar nga Franca, i cili tentoi të kalojë rreth 107 mijë euro pa i deklaruar.

Lexo Edhe:

“Policia e Sarandës si edhe si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me Policinë Kufitare të Rinasit, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.Policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç dhe gjatë kontrollit këtij shtetasi i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë”.