Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi - Gazeta Express
string(52) "nuk-ka-vonesa-te-gjata-per-hyrje-dhe-dalje-nga-vendi"

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2026 11:14

Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2026 11:14

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa, njofton LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Nga atje gjithashtu kujtojnë edhe për regjimin sezonal të trafikut – nga 15 prilli, rruga Ohër – Resnjë përmes parkut kombëtar Galiçica është e hapur për trafik për të gjitha llojet e automjeteve deri në 3.5 ton.

Advertisement
Advertisement
Advertisement