Në majë të Trekufirit, 2.366 metra mbi nivelin e detit me Kosovën pas shpine, Shqipërinë në të majtë dhe Malin e Zi përpara, turisti evropian e kupton pse ky rajon po tërheq gjithnjë e më shumë skitouristë nga e gjithë Europa.
Poshtë shtrihet lugina e Dobërdolit, e bardhë dhe e paprekur, pa asnjë kullë liftash dhe pa asnjë zhurmë, përveç erës. Ky është skitourizmi në Bjeshkët e Nemuna.

Dimri 2025/26 rezultoi ndër më të mirët e viteve të fundit për rajonin. Shkurti solli kushte të qëndrueshme, borë të freskët në sasi të bollshme dhe ditë të gjata me diell duke krijuar terren ideal për skitouring në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Rrugët kryesore si traversa e Dobërdolit, terreni i Gacaferit mbi Deçan dhe Trekufiri — pika ku takohen tre kufij — ishin ndër më të preferuarat këtë sezon.
Bjeshkët e Nemuna arrijnë pikën më të lartë në Gjeravica (2.656 metra), maja më e lartë e Kosovës, duke e bërë këtë zonë një nga destinacionet më tërheqëse të skitourizmit në Evropën Juglindore.

Turistë evropianë: vlerësime që flasin vetë
BNA ka marrë vlerësime me pesë yje në Google, TripAdvisor dhe Facebook, si dhe është prezantuar nga media ndërkombëtare si The Financial Times, The Guardian, BBC dhe Süddeutsche Zeitung.
Turistët e sezonit 2025/26, që kanë ardhur nga Britania e Madhe, Austria, Gjermania dhe vende të tjera evropiane, e përshkruajnë përvojën me superlativa.
Aventurieri britanik Barnaby Parker, pas një turi të guiduar shumëkombësh me BNA:
“Malet janë mahnitëse, deri në rreth 2.600 m lartësi — edhe bora ishte e bollshme. Faleminderit BNA!”
Manfred Haas, që përfundoi një tur të vetë-guiduar këtë dimër:
“Kishim një udhëtim të organizuar në mënyrë të përsosur. Të gjitha transferet, akomodimet dhe lejet ishin të organizuara shkëlqyeshëm.”
Udhëtari austriak Christian Stoimaier:
“Organizim dhe ekzekutim i përkryer i udhëtimit. Komunikim shumë miqësor dhe koordinim i shkëlqyer — do ta rezervoja sërish pa hezitim.”
Dy formate ture për çdo nivel
BNA ofron dy formate kryesore për skitouring në rajon:
Skitouring në Bjeshkët e Nemuna — 8 ditë
Tur i plotë i guiduar që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Përfshin maja mbi 2.300 metra, guida lokale të certifikuara, pension të plotë në shtëpi malore dhe gjithë logjistikën e nevojshme. Nisja bëhet nga Aeroporti i Prishtinës.
Skitouring në Kosovë, Shqipëri & Mal të Zi:
Ekspeditë shumëditore që përfshin Malet e Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna terren off-piste i rrallë, itinerar fleksibël dhe mbështetje të plotë logjistike.
Të dy turat nisen nga Aeroporti i Prishtinës, i arritshëm nga shumica e kryeqyteteve evropiane në më pak se tre orë.

Pse ky rajon mbetet një sekret i ruajtur i Evropës
Bjeshkët e Nemuna dhe rajoni i Majave të Ballkanit përfaqësojnë ndër peizazhet e fundit alpine të paprekura në Evropë. Ndryshe nga zonat e mbingarkuara si Alpet zvicerane apo Dolomitet italiane, ky rajon ofron:

Borë të paprekur dhe lugina të qeta — pa radhë liftash dhe pa pista të rregulluara
• Mikpritje autentike shtëpi malore familjare dhe ushqim tradicional
• Aventurë ndërkufitare udhëtim nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi
• Terren të larmishëm shpate të hapura, kreshta të larta dhe lugina të thella
The Guardian e përshkroi si “skiing ku sheh më shumë vende sesa skiatorë”.
The Financial Times dërgoi ekip gazetarësh dhe fotografësh në terren.
Ndërsa Süddeutsche Zeitung e cilësoi si “një varg malor i egër në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë që pret të zbulohet”.