Nuk guxonte t’i tregonte burrit që ka abortuar, tajlandezja vjedh foshnjën e porsalindur në spital - Gazeta Express
string(96) "nuk-guxonte-ti-tregonte-burrit-qe-ka-abortuar-tajlandezja-vjedh-foshnjen-e-porsalindur-ne-spital"

Nuk guxonte t’i tregonte burrit që ka abortuar, tajlandezja vjedh foshnjën e porsalindur në spital

Gazeta Express

12/12/2019 12:00

Tajlandezja Srivaluk Aketamsatien, 27-vjeçe, ka pranuar se kishte vjedhur foshnjën e porsalindur nga reparti i gjinekologjisë, pasi sipas saj ishte frikësuar të pranojë para burrit se kishte humbur foshnjën e saj biologjike.

Pasi që burri i saj ishte gëzuar shumë kur kuptoi se do të bëhet baba, nuk ka mund t’i thotë se kishte abortuar gjatë muajit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Kështu është detyruar të shtiret kinse është ende shtatzënë, e situata eskaloi kur shkoi në spitalin e qytetit Pang Nga, ku u shoqërua me një çift që kishin sjellë në jetë një vajzë.

Video: Woman caught on CCTV stealing a newborn baby from hospital ward

Aty menjëherë i telefonoi burrit për t’i treguar se po futet në sallë për të lindur dhe se do ta kalojë natën në spital. E të nesërmen është shtirur kinse po ndihmon çiftin dhe kështu ua vodhi foshnjën, por atë moment e filmuan kamerat e sigurisë.

Ajo ishte larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes dhe me shpejtësi të madhe kishte shkuar në shtëpi, për t’ia treguar foshnjën burrit. Ai i besoi versionit të saj – duke pretenduar se është vajza e tij.

Megjithatë, policia e gjeti shpejtë dhe po të njëjtën ditë ajo përfundoi në pranga e në stacionin e policisë ka pranuar krimin e kryer, ku nëse shpallet fajtore do të dënohet nga 3 deri në 5 vite me burgim.