Endrit Thaçi i jep mbështetje kandidatit për deputet Artan Behrami - Gazeta Express
string(66) "endrit-thaci-i-jep-mbeshtetje-kandidatit-per-deputet-artan-behrami"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 11:57

Endrit Thaçi i jep mbështetje kandidatit për deputet Artan Behrami

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 11:57

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka bërë të ditur se ka marrë mbështetjen e Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Behrami ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi me Endrit Thaçin, të cilin e ka falënderuar publikisht për mbështetjen.

Sipas Behramit, kjo nuk është hera e parë që ai merr përkrahjen e familjes Thaçi, pasi në tri palë zgjedhje me radhë ka pasur mbështetjen e familjes së ish-presidentit.

Artan Behrami njihet si një ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të Hashim Thaçit, sidomos në debatet politike dhe paraqitjet publike lidhur me zhvillimet politike dhe proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement