Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, nuk e ka gjetur emrin e tij ditën e sotme në listën e votuesve të PD-së, ku po votohet për kryetarin e ri të partisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se arriti të votonte vetëm pasi Komisioni Zgejdhor i degës së PD nr.2 në Tiranë arriti t’ia mundësonte të drejtën e votës, teksa hedh akuza të forta ndaj drejtuesve të partisë.
“Te dashur miq! Pavaresisht vullnetit te mire te komisionit zgjedhor te deges se PD nr. 2 Tirane qe me mundesoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listen e votuesve te Partise Demokratike!
Pas kesaj masakre zgjedhore brenda partise me te madhe te opozites 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD!
Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit”, shkruan Kulluri.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....