“Nuk e di se prej kujt mundet me qenë vota që të kalojë”, Kusari-Lila flet për tërheqjen e Trustit - Gazeta Express
string(95) "nuk-e-di-se-prej-kujt-mundet-me-qene-vota-qe-te-kaloje-kusari-lila-flet-per-terheqjen-e-trustit"

“Nuk e di se prej kujt mundet me qenë vota që të kalojë”, Kusari-Lila flet për tërheqjen e Trustit

Lajme

Gazeta Express

22/06/2022 23:46

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk beson që do të kalojë projektligji që lejon tërheqjen e një pshumë të parave nga Trusti Pensional.

Kusari Lila tregon se si qeveria e tanishme po ëkrkon një rishikim të buxhetit që të rialokohen të hyrat shtesë, teksa kritikon opozitën që nuk e dëshiron rishikimin e skemës pensionale.

Lexo Edhe:

“Ajo cka ne e kemi parë dhe e kemi ballafaquar, është se ka pasur analiza të ndryshme si për Trustin,. Ashtu edhe për masa tjera rishpërndarja e të hyrave shtesë të buxhetit, të cilit do i bëhet një rishikim pas rivotimit të buxhetit dhe rivlerësimit të skenës pensionale. Projekt ky i cili dy herë është dështuar në projekt”, ka thënë ajo.

“Opozita vet ka refuzuar rishikim e skemës pensionale. Tash kërkon të bëjë një projektligj që lejon tërheqjen e Trustit dhe e shkatërron të gjithë skemën”, shtoi ajo.

Ajo thotë se nuk e di se kush është janë ata deputetë që potencialisht do të votonin tërheqjen e Trustit.

“Nëse arrijmë me shqyrtu gjatë ditës, pasi do të ketë diskutime tjera. Nuk e di se prej kujt mundet me qenë vota që të kalojë”, përfundoi ai. /Gazeta Express/