Nuk do ketë shpërblim për punonjësit, në pikëpyetje çeku i përvitshëm për pensionistët - Gazeta Express
string(85) "nuk-do-kete-shperblim-per-punonjesit-ne-pikepyetje-ceku-i-pervitshem-per-pensionistet"

Nuk do ketë shpërblim për punonjësit, në pikëpyetje çeku i përvitshëm për pensionistët

Gazeta Express

11/12/2019 10:56

Punonjësit e administratës nuk do të marrin shpërblim me rastin e festave të fundvitit. Me anë të një vendimi që mban datën 6 dhjetor, qeveria ka hequr shpërblimin e dedikuar për punonjësit dhe për organizimin e festimeve të rastit.

pjimage (2)

“Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”, thuhet në vendimin e botuar dje në Fletoren Zyrtare.

Lexo Edhe:

SHPËRBLIMI

fax

Kriza financiare, sa prej ngadalësimit ekonomik, aq edhe prej situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ka vënë në pikëpyetje edhe shpërblimin për pensionistët. Ende nuk dihet nëse do të ndahet apo jo çeku i përvitshëm për ta. Përkundrejt asaj që ishte parashikuar në fillim të vitit, treguesit ekonomikë në 9- mujorin e parë të këtij viti nuk kanë qenë fort të favorshëm.

Përveç tkurrjes së prodhimit të energjisë, në ngadalësimin ekonomik peshë ka pasur edhe aksioni i ndërmarrë në fillim të vitit për mbylljen e lojërave të fatit. E gjendur përballë shifrave kokëforte, ministrja e Financave, Anila Denaj, dha një përgjigje evazive gjatë rishikimit të buxhetit, kur tha se ishte ende herët për të folur për shpërblimin.

Por ndërsa na ndajnë më pak se tri javë nga festat e fundvitit, sërish ka dyshime, kjo për shkak edhe të situatës së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

FONDI

Qeveria është duke vlerësuar situatën për të bërë të mundur edhe gjetjen e fondit. Fatura për të përballuar çekun e fundvitit varion nga 20 milionë, deri 30 milionë dollarë. Janë më shumë se 650 mijë pensionistë që përfitojnë. Ndërkohë, vitin që shkoi për bonusin u ndanë rreth 3.2 miliardë lekë ose rreth 32 milionë dollarë.

Krahas atyre që marrin pension pleqërie, shpërblim marrin edhe ata që trajtohen me pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, si edhe pensionistët në fshat, punonjësit e nëntokës, ish-ushtarakët dhe veteranët. Në skemën e përfitimit janë përfshirë edhe ata, të cilët dalin në pension këtë muaj. Ndarja e shpërblimit bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta shqiptare, mbi bazën e një grafiku të përcaktuar nga ISSH-ja.

PANORAMA