Nora Gjakova e mposht serben Marica, kalon në çerekfinale të Mastersit Doha - Gazeta Express
string(74) "nora-gjakova-e-mposht-serben-marica-kalon-ne-cerekfinale-te-mastersit-doha"

Nora Gjakova e mposht serben Marica, kalon në çerekfinale të Mastersit Doha

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 11:28

Nora Gjakova e ka mposhtur xhudisten serbe Marica Perisic për të kaluar në çerekfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur momentalisht në Katar.

Xhudistja kosovare Gjakova e mbajti nën kontroll luftën kundër serbes por iu desh të shkojë në “Golden Score” për ta arritur triumfin falë pasivitetit të kundërshtares, e cila u ndëshkua me tre kartonë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjakova rrethin e parë e kaloi pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe tani do ta presë kundërshtaren e re në çerekfinale.

Me fitoren e nisën më herët edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, duke i fituar luftërat e tyre përkatëse.

Kampionia olimpike Kelmendi e mundi rumunen Andreea Chitu në rrethin e parë dhe do të përballet me polaken Perenc në rundin e dytë në kategorinë deri në 52 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Krasniqi, ndërkohë, kaloi në çerekfinale pasi e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon në rrethin e dytë, kategorinë deri në 48 kilogramë, pasi rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020./Gazeta Express/