Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre - Gazeta Express
string(59) "nora-dhe-akili-garojne-neser-orari-dhe-kundershtaret-e-tyre"

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Sporte tjera

Gazeta Express

25/07/2021 12:13

Majlinda Kelmendi sot dështoi të përsëriste suksesin e Olimpiadës së kaluar duke u mundur qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpik “Tokyo 2020”.

Megjithatë, tashmë Kosova e ka një medalje nga këto Lojëra Olimpike falë Distria Krasniqit e cil fitoi të artën dje në kategorinë deri në 48 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, nesër do të paraqiten Akil dhe Nora Gjakova. Akili do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, teksa në raundin e parë do të përballet me Ahmed Ayash nga Jemeni. Ai fillon garën rreth orës 04:00.

Në anën tjetër, Nora Gjakova gjithashtu e nis garimin e saj nesër. Ajo në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë do të jetë e lirë, kurse në të dytin do të përballet me fituesin e duelit mes xhudistes austriake, Sabrina Filzmoser dhe xhudistes nga Holanda, Sanne Verhagen. Nora do ta fillojë garimin pas orës 05:00. /Gazeta Express/