A bashkëpunon LDK-ja me LVV-në pas 7 qershorit? – Përgjigjet Jehona Lushaku - Gazeta Express
string(72) "a-bashkepunon-ldk-ja-me-lvv-ne-pas-7-qershorit-pergjigjet-jehona-lushaku"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 7:12

A bashkëpunon LDK-ja me LVV-në pas 7 qershorit? – Përgjigjet Jehona Lushaku

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 7:12

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku, kandidate edhe për një mandat, ka thënë se mundësitë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të jenë të hapura për t’u diskutuar me partitë politike.

Ajo tha se bashkëpunimi i mundshëm me partitë politike për krijimin e institucioneve varet kryesisht nga numri i deputetëve me të cilët përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo varet shumë prej rezultatit zgjedhor, varet prej numrave sepse tek e fundit është edhe një matematikë e numrave, kush sa fiton sa deputetë, sepse është Kuvendi i Kosovës që konstituohet i pari dhe që pastaj e përcakton fuqinë e secilës parti politike brenda. E dyta është pjesa se çka besojmë, a jemi të përafërt apo jo dhe e treta duhet të kemi parasysh që të gjithë duhet të kemi gatishmërinë të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë”, tha ajo në “Rubikon” të Klan Kosova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement