Noizy paralajmëron “Alpha Show 3”: Do të jetë koncerti më i çmendur deri më sot - Gazeta Express
string(76) "noizy-paralajmeron-alpha-show-3-do-te-jete-koncerti-me-i-cmendur-deri-me-sot"

Rozë

Gazeta Express

01/05/2024 9:11

Noizy paralajmëron “Alpha Show 3”: Do të jetë koncerti më i çmendur deri më sot

Rozë

Gazeta Express

01/05/2024 9:11

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka paralajmëruar koncertin e tretë me radhë “Alpha Show”.

Lexo Edhe:

Ai tashmë ka mbajtur dy evente të tilla, një që u realizua në vitin 2022 e tjetri në vitin që lamë pas.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) ka zbuluar disa detaje të reja rreth koncertit, i cili pritet të mbahet më 27 qershor në stadiumin ‘Air Albania’.

“Link-u për biletat online i gjeni në bio më siper. 27 qershor/ Alpha Show III”, ka shkruar ai.

I njëjti theksoi: “Skena e Alpha Show do të jetë në mesin e fushës të Air Albania Stadium ‘360 gradë stage’ dhe do jetë koncerti më i çmendur deri më sot. Pesë mijë e para janë me çmim promocional”.

Fansat gjithashtu mezi po presin që të mblidhen në koncertin e reperit, meqë ato në vitet e kaluara kanë bërë bujë të madhe.

Noizy edhe këtë vit do të sjellë yjet më të mëdhenj të muzikës vendore si dhe të asaj ndërkombëtare.