Liço flet për rrugëtimin e tij të parë në Big Brother VIP Albania - Gazeta Express
string(65) "lico-flet-per-rrugetimin-e-tij-te-pare-ne-big-brother-vip-albania"

Yjet

Gazeta Express

21/05/2024 21:38

Liço flet për rrugëtimin e tij të parë në Big Brother VIP Albania

Yjet

Gazeta Express

21/05/2024 21:38

Ndërsa të shtunë mbrëma do të transmetohet drejtpërdrejtë finalja e madhe e “Big Brother Vip”, natë e cila premton shumë surpriza dhe emocione, Ledion Liço ka gjetur rastin të përshkruajë me disa fjalë eksperiencën dhe rrugëtimin e tij gjatë këtyre muajve si prezantues i këtij formati.

Në një postim në Instagram ai ka publikuar një video përmbledhëse me momentet më gazmore dhe epike të tij gjatë prezantimit live të spektaklit.

Lexo Edhe:

Ai ndër të tjera ka gjetur rastin të falënderojë edhe ndjekësit apo mbështetësit për kritikat, urimet dhe meme-t për të cilat ai është bërë virale kudo në rrjete sociale, kryesisht në Tik Tok.

“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve.

Faleminderit @sarahoxhaaa për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit @lorihoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare!

Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale”, shkruan Ledion Liço.