NLB Banka: Sponsor i artë i Federatës së Xhudos në Kosovë - Gazeta Express
string(56) "nlb-banka-sponsor-i-arte-i-federates-se-xhudos-ne-kosove"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/02/2023 17:24

NLB Banka: Sponsor i artë i Federatës së Xhudos në Kosovë

Sporte tjera

Gazeta Express

21/02/2023 17:24

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që Banka bën në fushën e sportit, sot, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, aty ku filloi rrugëtimi i sukseseve të panumërta të vendit tonë në Xhudo, u nënshkrua marrëveshja për sponsorimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

“Është nder dhe previlegj i veçantë që jemi sot në mesin e këtyre xhudistëve të jashtëzakonshëm të cilët me suksesin e tyre kanë ngritur emrin e Kosovës në një nivel të paparashikueshem për ne dhe na kanë bërë shumë krenar. Ne besojmë në vendin tonë dhe potencialet tuaja, prandaj do të qëndrojmë pranë jush si Federata më e suksesshme jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë” u shpreh z. Albert Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës të Bankës.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër z. Agron Kuka, Kryetar i Federatës së Xhudos në Kosovë, u shpreh falenderues për këtë mbështetje që NLB Banka i jep Federatës. “Falenderojmë përzemërsisht Bankën më të suksesshme në Kosovë, NLB Banka, që këtë vit do të jetë përkrah nesh në rrugëtimin tonë drejt medaljeve dhe sukseseve të ardhshme si sponsor i artë”.

Ky sponsorim është pjesë e angazhimit të Bankës për të ndihmuar komunitetin ku veprojmë, për të mbështetur dhe promovuar xhudon në nivel më të lartë. NLB Banka do të vazhdoj mbështetjen për aktivitete sportive edhe në të ardhmen si pjesë thelbësore e përgjegjësisë sociale.