“Një kapitull i ri nis sot”, Egnatia zyrtarizon marrëveshjen me trajnerin e ri Nevil Dede - Gazeta Express
string(86) "nje-kapitull-i-ri-nis-sot-egnatia-zyrtarizon-marreveshjen-me-trajnerin-e-ri-nevil-dede"

Sport

Gazeta Express

04/05/2026 14:10

“Një kapitull i ri nis sot”, Egnatia zyrtarizon marrëveshjen me trajnerin e ri Nevil Dede

Sport

Gazeta Express

04/05/2026 14:10

Egnatia ka zyrtarizuar ditën e sotme firmën me trajnerin e ri të ekipit, Nevil Dede, i cili pason në këtë post, Edlir Tetovën.

Vetë klubi ka bërë të ditur lajmin, teksa ka postuar edhe disa foto nga momenti i firmosjes së kontratës nga ana e trajnerit të ri dhe presidentit Agim Demrozi.

Nevil Dede rikthehet të drejtojë në Shqipëri pas aventurës në Kosovë tek Ferizaj, teksa ekipi i fundit i Superiores që kishte drejtuar ishte Bylisi.

“Një kapitull i ri fillon sot! Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta. Mirë se erdhe dhe suksese në këtë sfidë të re”, shkruan klubi kampion në fuqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement