Një hipotezë që duket e pabesueshme, por që po qarkullon me forcë në Argjentinë: Neymar dhe Paulo Dybala mund të bëhen shokë skuadre te Boca Juniors.
Sipas raportimeve nga mediat argjentinase, klubi i njohur nga Buenos Aires po e ëndërron një “merkato” të madhe për ta rikthyer lavdinë dhe për ta ndezur entuziazmin e tifozëve, përcjell “Gazeta Express”.
Emri i Dybalas është më konkret: sulmuesi i Romës është në përfundim kontrate dhe prej kohësh lidhet me një rikthim në atdhe.
Madje, sipas burimeve nga Amerika e Jugut, ekziston edhe një parim marrëveshjeje për një transferim të mundshëm në verë.
Në këtë skenar të bujshëm, në diskutim është hedhur edhe emri i Neymarit.
Braziliani e përfaqëson më shumë një “ëndërr” sesa një negociatë konkrete, por ideja e një dysheje spektakolare me Dybalan ka filluar të marrë vëmendje në mediat sportive.
Operacioni mbetet shumë i komplikuar, sidomos për sa i përket aspektit ekonomik, por në Argjentinë besojnë se Boca Juniors mund ta provojë një goditje të madhe për ta rikthyer klubin në majat e futbollit ndërkombëtar.
Për momentin, gjithçka mbetet në fazën e hipotezave, por vetëm ideja e një sulmi me Neymar dhe Dybala ka mjaftuar për të ndezur imagjinatën e tifozëve “Xeneizes”. /Gazeta Express