Një i prekur me koronavirus sot në Gjilan, Haziri thotë se po shohin me kë është takuar - Gazeta Express
string(86) "nje-i-prekur-me-koronavirus-sot-ne-gjilan-haziri-thote-se-po-shohin-me-ke-eshte-takuar"

Një i prekur me koronavirus sot në Gjilan, Haziri thotë se po shohin me kë është takuar

Gazeta Express

07/04/2020 15:03

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar pas lajmit nga IKSHPK-ja se edhe një qytetar i kësaj komune ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Haziri ka shkruar në Facebook se bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1964.

Lexo Edhe:

Sipas tij, qendra Operative dhe Komitetit Emergjent i Gjilanit po e hulumtojnë historikun e takimeve në mënyrë specifike.

“Ndërkohë, tre të prekur nga komuna jonë janë shëruar plotësisht dhe 14 të tjerë janë pa simptoma dhe probleme shëndetësore, prej të cilëve dy po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë. Po pritet edhe testi i tretë për ta.

Ju lutem, mos u shqetësoni, por vetëpërmbahuni nga takimet. Këto janë dy javët vendimtare të luftës me të panjohurën”, ka shkruar Haziri./Express/