Nipi rrëfen si nisi sherri me pronarin e lokalit që i masakroi dajën: I tha mos më hidh jashtëqitjet e qenit te dera - Gazeta Express
string(115) "nipi-rrefen-si-nisi-sherri-me-pronarin-e-lokalit-qe-i-masakroi-dajen-i-tha-mos-me-hidh-jashteqitjet-e-qenit-te-dera"

Nipi rrëfen si nisi sherri me pronarin e lokalit që i masakroi dajën: I tha mos më hidh jashtëqitjet e qenit te dera

Gazeta Express

20/09/2020 19:53

Besnik Çelmeta nga Kavaja tre ditë më parë u masakrua me thikë, shkelma dhe grushte në një lokal, ndërsa akuzoi se personi që e dhunoi duke e lënë të plagosur ishte Rizan Aliu që është shpallur në kërkim.

Por përse nisi sherri mes dy personave? Sildi Çelmeta, që është nipi i Besnik Çelmetës në një bisedë me Abcnews.al tregon të gjithë historinë si nisi konflikti që përfundoi me gjakderdhje. Ai tha se shkak ishte bërë sjellja e Aliut, me fqinjin e tij, që është daja i tij.

Lexo Edhe:

Daja im e ka shtëpinë në katin e parë një pallati në Kavajë. Ngjitur me pallatin është vila e Rizan Aliut, i cili hedh plehrat, mbeturinat, por edhe jashtëqitjet e qenit. Daja im i thoshte cdo ditë që të mos e bënte më atë veprim, pasi ishte në katin e parë dhe gjithë era dhe gjithcka tjetër i kishte te dera. Por Aliu vijonte në të njëjtën mënyrë.

Gjithashtu një tjetër problem ishte kthyer edhe zhurma. Djali i dajës punon natën dhe ditën kur vinte për të fjetur gjumë, Rizan Aliu vrazhdonte bënte punime orar pa orar duke u kthyer në shqetësim.

Ditën e ngjarjes, daja i shkoi në lokalin e tij ku ndodhi ngjarja dhe i tha serish, por ai e qëlloi dhe e masakroi me thikë. Policia e Kavajës thotë se e ka shpallur në kërkim por nuk e arreston. Si ka mundësi që nuk ndodh asgjë as me shtëpinë e tij, vilën që e ka pa leje, por edhe lokalin ku ndodhi ngjarja.

Shteti duhet të reagojë” tha ai i indinjuar. /Abcnews.al