Ngjyra e gëzofit të qenit mund të tregojë jetëgjatësinë e tij?
Mistere
Gazeta Express
28/03/2023 23:25
Labradorët janë labradorë, apo jo?
Sigurisht, pasi që të gjithë janë të së njëjtës racë ata i kanë të njëjtat
karakteristika, probleme, etj. Në fakt, jo!
Një studim i kryer nga universiteti Sydney ka
zbuluar se labradorët e ngjyrave të caktuara kanë jetëgjatësi më të shkurtër, e
gjithashtu vuajnë nga më shumë probleme shëndetësore.
Ata i kanë analizuar 33,000 qen të racës
labradorë në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku kanë zbuluar se labradorët me ngjyrë
kafe jetojnë 10% më pak sesa labradorët me ngjyrë të artë dhe të zezë të
lëkurës (të cilët mesatarisht jetojnë 12.1 vjet).
Labradorët me ngjyrë kafe gjithashtu kanë
dyfish më shumë shanse të zhvillojnë inflamacion të veshëve, e gjithashtu janë
katërfish më të prirë të vuajnë nga një sëmundje që quhet dermatiti
pyo-traumatik.
Pra, duke marrë parasysh se labradorët si racë
janë më të rrezikuar nga mbipesha, infeksionet e veshëve dhe problemet me nyej,
nuk është edhe aq ide e mirë të prioritizohet ngjyra mbi shëndetin kur e blini
një qen të tillë.