Një shqiptar nga Presheva humb jetën në vendin e punës në Gjermani - Gazeta Express
string(66) "nje-shqiptar-nga-presheva-humb-jeten-ne-vendin-e-punes-ne-gjermani"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 12:05

Një shqiptar nga Presheva humb jetën në vendin e punës në Gjermani

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 12:05

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani dhe Luginën e Preshevës. Ramush Tahiri, 44 vjeç, nga fshati Norçë i komunës së Preshevës, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga përfaqësues të fshatit Norçë, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e bashkëfshatarit të tyre.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët e kanë kujtuar Ramush Tahirin me fjalë prekëse, duke shprehur pikëllimin për ndarjen e tij të parakohshme.

Vdekja e 44-vjeçarit ka lënë në zi familjen dhe komunitetin e tij, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhen të ditura edhe detajet lidhur me ceremoninë e varrimit./Albinfo.ch

Advertisement
Advertisement
Advertisement