Nga Stambolli, Batatina konfirmon transferimin e radhës - Gazeta Express
string(54) "nga-stambolli-batatina-konfirmon-transferimin-e-radhes"

Futboll

Gazeta Express

01/01/2026 12:06

Nga Stambolli, Batatina konfirmon transferimin e radhës

Futboll

Gazeta Express

01/01/2026 12:06

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka njoftuar për transferimin e radhës.

Megjithatë, Batatina nuk dha detaje se për kë bëhet fjalë, shkruan Gazeta Express.

Njoftimi i tij i plotë:

Viti 2026 nga Stambolli i Turqisë po fillon me një ditë të mbarë dhe të furishme për skuadrën e Llapit. Konfirmimi për transferimin e radhës u kompletua me sukses, falë punës pa u ndalur së bashku me stafin tim profesional dhe menaxherë të mëdhenj nga Evropa.

Vizita ime në Stamboll nuk ishte e rastësishme, por e planifikuar. Në ditët në vijim do të mësoni për lojtarin, klubin dhe detajet e transferimit. Besoj fuqishëm në punën time dhe në të ardhmen e futbollistëve.

Forca Llapi – me vizion dhe projekt afatgjatë, duke u ngritur hap pas hapi

Advertisement
Advertisement
Advertisement