Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, ka propozuar një plan pesë-hapësh për daljen nga kriza e sjellë në futboll nga koronavirus. Në kuadër të këtij plani, analisti i Sky Sports ka propozuar që afati kalimtar i verës të zgjatë një vit.
Sezoni i futbollit vendor në Angli është shtyrë deri më prill për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, por klubet angleze po shpresojnë që gjithçka të rinisë verës, kur të gjitha ndeshjet e mbetura të Premierligës mendohet të zhvillohen brenda katër-gjashtë javëve, transmeton Gazeta Express.
Mediumet angleze raportojnë se përveç nëse përkeqësohet gjendja në Britani të Madhe, në një takim video-konference mes tri organeve qeverisëse të futbollit anglez u vendos që të fillojnë përgatitjet për realizimin e këtij plani.
Nëse ndeshjet e kampionateve rinisin në Angli në korrik, komplikohet situata me lojtarët e huazuar apo ata të cilët kishin kontratë vetëm edhe për këtë sezon, pasi që kontratat e tyre vlejnë vetëm deri më 30 qershor, përkundër që s’e kanë përfunduar sezonin me klubet aktuale.
Megjithatë, pas këtij lajmi, legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, shkroi në llogarinë e tij në Twitter për ta dhënë një propozim të tij për si mënyrën se si duhet të ballafaqohet kriza aktuale me koronavirus.
“Përfundojeni sezonin brenda një afati të shkurtë kohor, kur situata të jetë më e sigurt. Shkurtojeni sezonin tjetër nëse ka nevojë. Hapeni afatin kalimtar nga maji dhe vazhdojeni deri në fund të sezonit 2020/21 për t’ua mundësuar klubeve të jenë më të zhdërvjellëta”, ka propozuar Neville.
“Zgjatini kontratat e lojtarëve deri në fund të sezonit 2019/20. Ofroni paketa financiare për klubet në nevojë, edhe ato që s’janë në ligat profesioniste” .
-finish this season in a short time frame when safe
— Gary Neville (@GNev2) March 28, 2020
-condense next season if needed
-open transfer window from May and run it all the way through 20/21 to give clubs agility
-extend player contracts to complete 19/20
-financial packages for clubs in need inc non-league
Lojtarët si Willian, David Silva, Jan Vertonghen, Pedro, Olivier Giroud dhe Adam Lallana janë disa nga lojtarët më të famshëm të Premierligës, të cilëve u skadon kontrata më 30 qershor dhe ata do ta kishin të pamundur të luanin në korrik për klubet e tyre, përveç nëse nënshkruajë kontratë të re. /Gazeta Express/