Nesër do të protestohet në Tetovë, aktivistët i thonë “boll” fataliteteve në rrugën industriale - Gazeta Express
string(92) "neser-do-te-protestohet-ne-tetove-aktivistet-i-thone-boll-fataliteteve-ne-rrugen-industriale"

Ballina

Gazeta Express

24/01/2021 11:58

Nesër do të protestohet në Tetovë, aktivistët i thonë “boll” fataliteteve në rrugën industriale

Ballina

Gazeta Express

24/01/2021 11:58

Pas disa aksidenteve dhe rasteve në të cilat si pasojë ka pasur edhe viktima në rrugën industriale në Tetovë, disa aktivist nesër do të mbajnë protesta pikërisht në atë vend, nga ku edhe do të kërkojnë nga Komuna e Tetovës të bëje ndarjen fizike të rrugës dhe të ndërtoje mbikalime, kërkesat tjera do të shpalosen nesër në protestë, shkruan Portalb.mk.

Një prej organizatorëve të kësaj proteste, gazetari Besian Leka, në profilin e tij në “Fejsbuk” ka bë thirrje që çdo qytetarë t’i bashkëngjitet kësaj proteste, pasi që siç thotë ai, në këtë rrugë çdo vit shuhet nga një jetë.

Lexo Edhe:

“Lajmërim për protestë

Të nderuar banorë të qytetit të Tetovës,

Të hënën (25.01.2021) në ora 13:00 do të organizohet protestë për zgjidhjen e problemit të këmbësorëve në rrugën industriale të Tetovës.

Tubimi do të bëhet tek rrethi në fund të rrugës industriale, përball Hellgës.

Protesta organizohet pas shumë kërkesave që ranë në vesh shurdhër për ndarjen fizike të rrugës dhe ndërtimin e mbikalimeve.

Kjo rrugë secilin vit shuan nga një jetë në lule te rinisë!

Të mos presim edhe raste tjera me përfundim tragjik por ta ngrisim zërin dhe të kërkojmë nga organet kompetente që të marrin masa adekuate për zgjidhjen e këtij problemi.

Kërkesat tona konkrete do i shpalosim ditën e protestës.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë (duke respektuar rregullat anti-covid)” shkruan Besian Leka, në “Fejsbuk”.

Portalb.mk disa here ka paralajmëruar për rrezikshmërinë që ka kjo rrugë, kjo për shkak se një pjesë e madhe e nxënësve të shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” çdo ditë detyrohen të kalojnë përmes asaj për të arritur në shkollë.

Ndryshe, viktima e fundit në këtë rrugë ishte një vajzë 6 vjeçare, e cila u godit nga një veturë duke tentuar të kaloje rrugën. Disa nga banorët e kësaj lagje kanë kërkuar të ndërtohet një mbikalim aty tash disa vite, megjithatë, kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër./Portalb/