Nënat e Srebrenicës: Kërcënimin e Vuçiqit merrni seriozisht, vendosni trupat e NATO-s në kufi - Gazeta Express
string(91) "nenat-e-srebrenices-kercenimin-e-vuciqit-merrni-seriozisht-vendosni-trupat-e-nato-s-ne-kufi"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 9:50

Nënat e Srebrenicës: Kërcënimin e Vuçiqit merrni seriozisht, vendosni trupat e NATO-s në kufi

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 9:50

Shoqata e viktimave dhe dëshmitarëve të gjenocidit dhe shoqata “Lëvizja e nënave nga enklavat e Srebrenicës dhe Zhepës” u dërguan një letër shumë organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë NATO-n, EUFOR-in, PIC dhe OHR-në, ku iu referuan veprimeve të Serbisë në lidhje me rezolutën për Srebrenicën.

Në letrën e dërguar nga shoqatat, theksohet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pretendon se do ta kundërshtojë rezolutën me të gjitha forcat.

Lexo Edhe:

“Duke pasur parasysh se presidenti serb pretendon se Serbia do ta kundërshtojë me të gjitha forcat rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë dhe se “ai është krenar” për rezultatet e fushatës kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rezolutën për Srebrenicën, duke lënë të kuptohet se miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë do të “hapë kutinë e Pandorës pa precedent”. Pyesim se çfarë do të thotë hapja e “kutisë së Pandorës”, me armët e marra nga Rusia dhe Kina?

Ata gjithashtu kanë thënë se çdo kërcënim për paqen është shkelje serioze e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

“Vetë njoftimi i presidentit serb për “hapjen” e diçkaje është një thirrje për garantuesit e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë për të mbrojtur paqen. Presidenti i Serbisë është një person që ka kërcënuar publikisht: “për një serb do të vrasim njëqind myslimanë” dhe deklaratat e një personi të tillë duhet të merren seriozisht. Ne ftojmë të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që t’i marrin më seriozisht kërcënimet e Aleksandar Vuçiqit dhe të vendosin urgjentisht forcat e NATO-s në kufirin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, përfundon kumtesa.