“Nëna bëri gati pjatën me gjellë”, detaje nga krimi në Vlorë: E morën të vërtetën me vete - Gazeta Express
string(85) "nena-beri-gati-pjaten-me-gjelle-detaje-nga-krimi-ne-vlore-e-moren-te-verteten-me-vete"

Shqiperi

Gazeta Express

26/10/2021 10:28

“Nëna bëri gati pjatën me gjellë”, detaje nga krimi në Vlorë: E morën të vërtetën me vete

Shqiperi

Gazeta Express

26/10/2021 10:28

Mbrëmjen e djeshme një krim i dyfishtë tronditi Vlorën, pasi nipi vrau xhaxhanë dhe veten pas sherrit për ullinjtë. Por si ndodhi ngjarja dhe a kishin pasur probleme më parë mes tyre?

Të afërmit e tyre tregojnë për mikrofonin e “ABC”-së djali më parë kishte pasur probleme me depresionin, por ishte i qetë dhe jo problematik.

Lexo Edhe:

I kemi njerëz të afërt, shkojmë dhe vijmë nuk dimë gjë. Djali ka qenë aq i mirë, ky Genci, ishte punëtor. Nuk e beson njeri që ka ndodhur që e ka bërë ky djali. Edhe e ëma, tha unë po e prisja, “kisha bërë pjatën me gjellë”. Më vjen kunati dhe më thotë ku e ke djalin? Tokën e kishin veç e veç.

Nuk dimë gjë. Ata e morën me vete të drejtën se kush e pati fajin. Djali kaloi një çikë në depresion, por u mjekua dhe ishte mirë, nuk kishte të meta mendore të vriste xhaxhanë. Nuk na besohet që ka ndodhur një gjë e tillë” tha një grua.

Një tjetër e moshuar, e afërme me dy familjet theksoi se “I njohim. Ai djalë nuk blihet. Nuk e di si ndodhi. Nuk kanë pasur probleme. Xhaxhai rrinte në Vlorë, por ka ditë këtu. Ullinjtë i kishin ndarë. Nuk e di si janë pleksur. Nuk dimë gjë të keqen nëna”.