NË PËRVJETORIN E “PLOJËS SË ÇYÇAVICËS” - (30 Prill 1999 - 30 Prill 2021) - Gazeta Express
string(64) "ne-pervjetorin-e-plojes-se-cycavices-30-prill-1999-30-prill-2021"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

30/04/2021 18:19

NË PËRVJETORIN E “PLOJËS SË ÇYÇAVICËS” – (30 Prill 1999 – 30 Prill 2021)

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

30/04/2021 18:19

Në ditën e sotme të vitit 1999, trupat serbe kishin vrarë qindra njerëz në

“Plojën e Çyçavicës”, derisa gjuanin pa dallim në grupe të paarmatosura të

njerëzve, që ishin mbledhur nga Verbofci, Shtutica, Dashefci,Baksi etj. Ky

krim i serbëve në Drenicë ndodhi pasi NATO bombardoi më 29 Prill uzinën e

Feronikelit afër Drenasit, vendi ku ishin vendosur forcat e sigurimit serb,

prandaj Evropa dhe bota, sidomos ata që koketojnë dhe e miklojnë një

shtet luftënxitës siç është Serbia, nga këta shembuj sikurse ky i Qyqavicës

së 30 Prillit 1999 dhe shumë të tjerë, mund të njohin më mirë gjenin hakmarrës serb ndaj shqiptarëve të pambrojtur.

Ishte 30 prill. Forcat serbe na sulmuan nga Gllobari, Cikatova e Vjetër, Çirezi dhe nga drejtimi i

Polacit, Shtuticës, e Vërbofcit rreth orës 6.00 në mëngjes. Ishin më shumë se 5,000 vetë që

qëndronin në pyll. Ne e quajmë atë vend “Fusha e Mollës”. Nuk kishim armë, por ishte një

numërim i pjesëtarëve të UÇK-së brenda Vërbofcit. Ishte një ditë e tmerrshme. Vranë shumë

njerëz… Vërbofci ishte një zonë e lirë… Ishte ora 17.00. Kishim mbetet njëzet një tridhjetë vetë

nga ne. Forcat serbe erdhën pranë nesh. Pylli kish marrë zjarr. Kishte atje policë, ushtarë e

paraushtarakë me maska. Na u afruan dhe na futën në rreth. Na lëshoi zemra. Na rrahën keq

dhe na dërguan në një shtëpi të Vërbofcit rrëzë malit. Na thanë të hiqnim xhaketat. Disa prej

nesh mbeten edhe pa pantallona… pastaj na morën e na çuan në xhaminë e Cirez-it. / Marrë

nga raporti i Human Rights Watch – ”Nën pushtetin e urdhërave” /

Ranë për të mos vdekur kurrë 40 pjestarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe Ilaz Kodra, komandant i

Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, pjesëtar i orëve të para të UÇK-së. Ai dhe 40 pjesëtarë të UÇK-së, ranë

heroikisht duke ndihmuar popullatën e pambrojtur dhe të paarmatosur. Sot i kujtojmë edhe 278

martirë të rënë atë ditë në Shtuticë, Verbofc dhe fshatra të tjera rrëzë Çyçavicës.

Vdekja, sidomos e luftëtarëve të lirisë, është gjithmonë e papranueshme; atyre iu detyrohemi për

ekzistencën tonë si shtet.Ushtria jonë Çlirimtare ka bërë sakrifica të mëdha për të ruajtur e mbrojtur

atdheun tonë. Nuk ishte e lehtë për Kosovën që të fitonte lirinë nga pushtuesi serb; njerëz të ndryshëm

të mëdhenj gjatë historisë sonë dhe luftëtarë të lirisë së kombit e realizuan këtë ëndërr. Le të jemi

mirënjohës ndaj heronjve dhe ngjarjeve historike, përgjegjëse për lirinë tonë.

Ne u trajtuam mizorisht nga Serbia, kështu që në kundërshtim me këtë, le të sigurojmë që tani të

ushtrojmë të drejtat tona dhe të marrim pjesë me krenari në demokracinë tonë, në mënyrë që Kosova

të orientohet në drejtimin e duhur. Sidoqoftë, shënimi më i mirë i përvjetorëve të dhimbjes është

përmes homazheve për ata patriotë që derdhën gjakun e tyre për liri.

Gjaku i qindra të rejave e të rinjve duhet të bëhet një dritë udhëzuese për ne njerëzit, që kaluam nëpër

periudha të errëta të luftës. Nëse këta të rinj mundën të japin jetën e tyre për t’i shërbyer Kosovës në

kohë nevoje, kështu do të mund të sillej secili prej nesh në çdo fushë të jetës në kohë paqeje. Nëse nuk

mund t’i shërbejmë tani Kosovës me armë, sepse nuk jemi në luftë, përsëri mund t’i bëjmë shërbim të

jashtëzakonshëm, duke qenë qytetarë të disiplinuar dhe që i binden ligjit, duke mos shkelur rregullat,

duke mos hedhur mbeturina dhe fyer njerëz pa dallim, dhe thjesht “duke u sjellur me të tjerët ashtu siç

dëshirojmë të sillen ata me neve”.

Shërbimi dhe sakrificat e ushtarëve tanë për kauzën e lirisë janë vetëmohuese; ata kurrë nuk arritën të

shohin dekoratat e tyre në uniformë. Ne duhet të nxjerrim frymëzim nga veprat e tyre për jetën tonë të

përditshme.

Sot familjarët bëjnë homazhe, ndërsa për të gjithë ne, homazhi më domethënës që mund t’u bëjmë

këtyre patriotëve është të ndërtojmë një Kosovë të cilën ata e synonin. Ne duhet të ringjallim

angazhimin drejt ndërtimit të një kombi të bashkuar, të fortë, të begatë, gjithëpërfshirës dhe paqësor,

ku gjejnë shprehje dhe përmbushen ëndërrat tona.

Këta ushtarë me uniformë ishin djem,vajza, vëllezër,motra, burra dhe baballarë, por mbi të gjitha, ata

ishin bija e bij të Kosovës dhe mbanin lart e me krenari detyrimin ndaj atdheut mbi dhe përtej

dëshirave, përgjegjësive dhe ëndërrave të tyre personale.

Le të lutemi që familjet dhe të dashurit e këtyre heronjve të gjejnë paqe, lumturi dhe prosperitet në

këtë ditë përkujtimi. Ne u kemi borxh atyre kaq shumë, për t’i siguruar që Kosova, per të cilën të

dashurit e tyre derdhën gjakun, do të jetë vend i prosperitetit dhe i ardhmërisë së gjeneratave që rriten

në liri.

Lavdi të rënëve 22 vite më parë në fshatrat rrëzë Qyqavicës!

E bëfshim Kosovën shtet çfarë e deshën të rënët për liri!