Në kërkim për vrasjen në Shkodër, Ibrahim Lici mesazh nga Turqia: Jam i lirë - Gazeta Express
string(74) "ne-kerkim-per-vrasjen-ne-shkoder-ibrahim-lici-mesazh-nga-turqia-jam-i-lire"

Në kërkim për vrasjen në Shkodër, Ibrahim Lici mesazh nga Turqia: Jam i lirë

Shqiperi

Gazeta Express

27/10/2022 15:15

Ibrahim Lici ka reaguar nga Turqi duke mohuar se është arrestuar nga policia ditët e fundit. Përmes një mesazhi audio ai deklaron se jeton i lirë.

Ibrahim Lici: “Jam i lire. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen per te cilen akuzohem per vrasjen e Endri Mustafes, kam dorezuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vertetojne qe une kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi.

Lexo Edhe:

Kjo eshte e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Une pres vendimin e gjykates per te zbardhur ngjarjen dhe per te çuar perpara drejtesise autoret e vertete. Edhe per vrasjen e vellezerve Bilali nuk kam qene asnjehere nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kerkim nga policia, pra ne kerkim policor si person per t’u marre ne pyetje vetem se nuk jam gjetur ne banese.

Nuk kam patur asnjehere konflikt me vellezerit Bilali. Shume e çuditshme te kerkohet ekstradimi im ne nje kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policise te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse une jam i lire dhe ne pritje ne drejtesise. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojne qarte jeten e lire qe bej ne shtetin turk.“, dëgjohet të thotë në audio.

Sipas autoriteteve shqiptare Lici, është shpallur në kërkim nga policia shqiptare për disa ngjarje të bujshme në Shkodër, një prej tyre vrasja e Endri Mustafës në zonën  e Livadheve në maj të 2021. Gjithashtu Lici ka qenë i shpallur në kërkim  për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019. Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim.

/Gazeta Express