Në Itali kërkohet gjykim i menjëhershëm për 19 -vjeçaren nga Kosova, “luaneshën e ISIS-it” - Gazeta Express
string(86) "ne-itali-kerkohet-gjykim-i-menjehershem-per-19-vjecaren-nga-kosova-luaneshen-e-isis-it"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2022 16:05

Në Itali kërkohet gjykim i menjëhershëm për 19 -vjeçaren nga Kosova, “luaneshën e ISIS-it”

Lajme

Gazeta Express

09/05/2022 16:05

Bleona Tafallari, 19 vjeçare e lindur në Kosovë, por me banim në Milano të Italisë, akuzohet se është pjesë e një grupi fundamentalist islamik me bashkëshortin e saj dhe ishte gati të shkonte për të luftuar.

Prokuroria Publike e Milanos, më saktësisht prokurori Alberto Nobili, ka kërkuar gjykim të menjëhershëm për Bleona Tafallarin, 19 vjeçe, e lindur në Kosovë, por me banim në Milano, e riemërtuar si “luanesha e ISIS-it” dhe e arrestuar më 17 nëntori të vitit të kaluar në Itali për terrorizëm ndërkombëtar pas një hetimi të koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti, shkruan gazeta italiane, Il Giorno.

Lexo Edhe:

Sipas urdhrit të gjykatësit hetues Carlo Ottone De Marchi, vajza do ta kishte përqafuar radikalizmin xhihadist dhe do të ishte akomoduar edhe në mesin e të miturve, pa fshehur ambicie për të shkuar dhe për të luftuar në zonat e luftës kundër “armikut perëndimor”. Ajo do të kishte qenë një mbështetëse e përkushtuar e ISIS-it për të paktën tre vjet dhe do të kishte qenë pjesë, së bashku me të shoqin (i cili ishte në Gjermani) pjesë e grupit të quajtur ‘Luanët e Ballkanit’, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi i Vjenës, Kujtim Fejzulai, kushëriri i bashkëshortit të Bleona Tafallarit

Përveç kësaj, në janar të vitit të kaluar ajo ishte e martuar me një ‘muxhahidin’ 21-vjeçar kosovar dhe kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës Kujtim Fejzulai (foto më lart), dhe më shumë se 2,000 biseda që nuk lanë asnjë dyshim, sipas aktakuzës, për anëtarësimin e saj në ISIS.

Në pyetjen para gjyqtarit hetues e më pas edhe prokurorëve, e reja mbrohej gjithmonë duke shpjeguar se nuk kishte bërë asnjëherë propagandë, se nuk e kishte menduar asnjëherë “të bëhej dëshmore, as të shkonte për të luftuar”.