Në autobus vetëm me maskë, shfuqizohet transporti falas për pensionistët - Gazeta Express
string(71) "ne-autobus-vetem-me-maske-shfuqizohet-transporti-falas-per-pensionistet"

Në autobus vetëm me maskë, shfuqizohet transporti falas për pensionistët

Gazeta Express

02/06/2020 10:16

Qytetarët që përdorin transportin publik duhet patjetër të mbajnë maska mbrojtëse, ndërsa autobusët rregullisht duhet të dezinfektohen.

Transportuesit gjithashtu duhet të marrin parasysh numrin e udhëtarëve që do të transportohen, ndërsa shfrytëzimi maksimal, sipas dekretit të qeverisë, është deri 50 për qind të kapacitetit të automjeteve.

Lexo Edhe:

NQP Shkup kumtoi se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19, transporti falas për pensionistët të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën, i cili u vendos javën e kaluar, është shfuqizuar nga sot.

Autobusët e NQP Shkup ”funksionojnë gjatë gjithë ditës pa afat kohor, sipas orarit të së shtunës”./alsat