Ndryshime në renditjen e FIFA's - Brazili mbetet lider, Argjentina e kalon Francën - Gazeta Express
string(78) "ndryshime-ne-renditjen-e-fifas-brazili-mbetet-lider-argjentina-e-kalon-francen"

Ndryshime në renditjen e FIFA’s – Brazili mbetet lider, Argjentina e kalon Francën

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 11:51

Gjatë ditës së sotme është publikuar renditja e re e FIFA-s për kombëtaret e futbollit.

Brazili mbetet i pari në renditje, i ndjekur nga Belgjika në vendin e dytë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndryshim pati në pozitën e tretë, të cilën tani e ka Argjentina, duke e kaluar Francën, që renditet në vendin e katërt.

Në të pestin gjendet Anglia, kurse Spanja e ka kaluar Italinë dhe renditet e gjashta, kurse “Azzuri” në vendin e shtatë.

Holanda ka kaluar në vendin e tetë, kurse Portugalia ka rënë në të nëntin.

Top-10shen e përmbyll Danimarka, kurse Gjermania është ngritur pak dhe renditet e 11-ta.

Kujtojmë se Kosova ka shënuar ngritje për një pozitë dhe renditet në vendin e 106-të, kurse Shqipëria ka mbetur e 66-ta. /Gazeta Express/