Ndeshjet më të mëdha të futbollit evropian, edhe këtë fundjavë në IPKO - Gazeta Express
string(69) "ndeshjet-me-te-medha-te-futbollit-evropian-edhe-kete-fundjave-ne-ipko"

Ndeshjet më të mëdha të futbollit evropian, edhe këtë fundjavë në IPKO

Gazeta Express

13/12/2019 16:52

Platforma televizive IPKO vazhdon t’i mbulojë ngjarjet kryesore sportive, në vend dhe jashtë tij.

Lexo Edhe:

Edhe këtë fundjavë, IPKO në bashkëpunim me Digitalb i sjellin ndeshjet kryesore të futbollit evropian.

Përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova, mund t’i shihni ndeshjet e ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga dhe Serie A.

Arsenal – Man City, përballja kryesore e fundjavës në Evropë

Premierliga vjen edhe këtë fundjavë me një ndeshje derbi.

Arsenali dhe Manchester City do të përballen në mes vete në ndeshjen kryesore të xhiros së 17-të të kampionatit anglez.

“Topçinjtë” vijnë nga fitorja e shumëpritur ndaj West Hamit, ndërsa “Citizens” kanë mbetur prapa në garë për titull.

Lideri Liverpool pret fitore në duel me Watfordin në shtëpi, njëjtë si Chelsea, i cili e pret Bournemouthin.

Manchester United ndërkohë nuk do të ketë punë të lehtë pasi e pret Evertonin në shtëpi.

E në Spanjë, dy ekipet më të mëdha, Real Madridin dhe Barcelonën i pret një punë e vështirë.

Gjiganti madrilen do të jetë mysafir i Valencias, kurse ai katalunas do të ketë punë me Real Sociedadin, po ashtu në udhëtim.

Në Itali, Interit i duhet mund i madh për ta mundur Fiorentinën në Firenze.

Juventusi ndërkohë shihet si favorit për të fituar ndaj Udineses në Udine.

Milani e kërkon fitoren e tretë radhazi në duel me Sassuolon, kurse Napoli e kërkon këndelljen ndaj Parmës.

Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A i transmeton platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Premierliga – Java e 17-të

SSK1 E shtunë 13:30 Liverpool – Watford

E shtunë 16:00 Burnley – Newcastle

SSK1 E shtunë 16:00 Chelsea – Bournemouth

E shtunë 16:00 Leicester – Norwich

E shtunë 16:00 Sheffield Utd – Aston Vlla

SSK1 E shtunë 18:30 Southampton – West Ham

SSK1 E diel 15:00 Manchester Utd – Everton

E diel 15:0 Wolverhampton – Tottenham

SSK1 E diel 17:30 Arsenal – Manchester City

SSK1 E hënë 20:45 Crystal Palace – Brighton

La Liga – Java e 17-të

E premte 21:00 Alaves – Leganes

E shtunë 13:00 Granada – Levante

SSK2 E shtunë 16:00 Real Sociedad – Barcelona

E shtunë 18:30 Athletic Bilbao – Eibar

E shtunë 21:00 Atletico Madrid – Osasuna

E diel 12:00 Getafe – Valladolid

E diel 14:00 Celta Vigo – Mallorca

E diel 16:00 Espanyol – Betis

E diel 18:30 Sevilla – Villarreal

SSK2 E diel 21:00 Valencia – Real Madrid

Serie A – Java e 16-të

E shtunë 15:00 Brescia – Lecce

E shtunë 18:00 Napoli – Parma

SSK1 E shtunë 20:45 Genoa – Sampdoria

E diel 12:30 Verona – Torino

E diel 15:00 Milan – Sassuolo

E diel 15:00 Bologna – Atalanta

SSK1 E diel 15:00 Juventus – Udinese

E diel 18:00 Roma – Spal

SSK2 E diel 20:45  Fiorentina – Inter

E hënë 20:45 Cagliari – Lazio