Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar sot se me aktvendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar një person me inicialet H.H., për një periudhë prej 48 orësh (dyzetë e tetë) orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari H.H., ka kanosur gazetarin S.M., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
“Prokurori i shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur aktakuzë, së bashku me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe sigurinë dhe garantimin e sigurisë së plotë për gazetarët dhe në respektimin e lirisë së shprehjes”, thuhet në njofitmin e Prokurorisë.