Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shqipëria, shkak murtaja - AUV thirrje fermerëve për kujdes - Gazeta Express
string(94) "ndalohet-importi-i-deleve-e-dhive-nga-shqiperia-shkak-murtaja-auv-thirrje-fermereve-per-kujdes"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 10:38

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shqipëria, shkak murtaja – AUV thirrje fermerëve për kujdes

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 10:38

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë,  ka njoftuar se është ndaluar importi i deleve, dhive nga Shqipëria, për shkak të shpërthimit të  sëmundjes se murtajës se bagëtive të imta PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës.

Masa e ndalesës është vendosur nga AUV në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë. Në njoftim i është bërë thirrje për vëmendje komunave e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë, përcjell Gazeta Express.

‘’ Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, të shmangin çfarëdo kontakti me kopetë e fermerëve nga Shqipëria’’, thuhet mes tjerash nga AUV.

Njoftimi:

15 Prill 2026 e Mërkure

NJOFTIM

Ndalohet importi i deleve, dhive nga Shqipëria, për shkak të shpërthimit të  sëmundjes se murtajës se bagëtive të imta PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë vendos masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga gjithë territori i Shqipërisë.  Pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës. Thërrasim për vëmendje Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, të shmangin çfarëdo kontakti me kopetë e fermerëve nga Shqipëria.

Autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

Bazuar  në situatë aktuale, fermerët është e rëndësishme të shtojnë kujdesin dhe të ndërmarrin veprimet si në vijim:

• Të shmangni lëvizjet e panevojshme të kafshëve nga një zonë në tjetrën

• Të raportoni menjëherë tek veterineri çdo shenjë të dyshimtë (ethe, rrjedhje nga hundët, dobësi, diarre)

• Të kufizoni kontaktin e tufave tuaja me kafshë tjera sidomos në zonat kufitare

• Të respektoni udhëzimet dhe këshillat e AUV-së.

• Mos blini kafshë nga ferma të tjera pa e ditur statusin shëndetësor të tyre

• Shtoni masat e biosigurisë në fermat tuaja.

PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e sëmura, ndërsa burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet. Shenjat klinike përfshijnë: temperaturë të lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion të syve, ulje të oreksit, diarre dhe në raste të rënda, ngordhje. Kjo sëmundje nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement