Trump i kundërpërgjigjet Papa Leos: A mund t’i tregojë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm? - Gazeta Express
string(109) "trump-i-kunderpergjigjet-papa-leos-a-mund-ti-tregoje-dikush-se-irani-ka-vrare-42-mije-protestues-te-pafajshem"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 12:21

Trump i kundërpërgjigjet Papa Leos: A mund t’i tregojë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm?

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 12:21

Presidenti Trump ka ripërsëritur kritikat e tij ndaj Papës.

Trump përmes rrjeteve sociale tha se Papa Leo duhet ta ketë parasysh që Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm.

“A mund t’i thotë dikush Papa Leos se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm, plotësisht të paarmatosur, në dy muajt e fundit, dhe se që Irani të ketë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme”, tha ai.

“Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. AMERIKA ËSHTË KTHYER!!!”, ka shkruar ai.

Pasi Papa komentoi mbi luftën në Iran, Trump u tha gazetarëve në fillim të këtij muaji se ai “nuk është një tifoz i madh” i Papës, duke e akuzuar atë se është “I DOBËT dhe jo i mirë për politikën e jashtme”.

Papa Leo ka thënë se “nuk ka frikë” nga administrata Trump dhe do të vazhdojë të flasë hapur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement