NBA, Phoenix Suns kryeson 3-1 ndaj Clippers, një hap larg finales së madhe - Gazeta Express
string(72) "nba-phoenix-suns-kryeson-3-1-ndaj-clippers-nje-hap-larg-finales-se-madhe"

NBA, Phoenix Suns kryeson 3-1 ndaj Clippers, një hap larg finales së madhe

Basketboll

Gazeta Express

27/06/2021 13:26

Phoenix Suns me një këmbë në finalen e madhe të NBA. Skuadra nga Arizona falë një mbrojtjeje të pakalueshme ja doli të triumfonte edhe në sfidën e 4-t përballë Los Angeles Clippers brenda në Staples Center në Kaliforni duke e çuar në 3-1 serinë e finaleve të Konferencës së Perëndimit mes tyre.

Një sukses i ngushtë me shifrat 84-80 falë edhe lojës së shkëlqyer në mbrojtje të basketbollistit nga Bahamasi Deandre Ayton autor i 22 rikuperimeve poshtë tabelës ndërkohë që spikati edhe me 19 pikë e 3 asiste. Phoenix e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë duke shkuar në pushim në avantazhin e 14 pikëve, ndërkohë që më pas menaxhoi rezultatin duke u treguar një skuadër pragamtiste.

Lexo Edhe:

Meritat për këtë sezon të jashtëzakonshëm që po zhvillon skuadra nga Arizona shkojnë edhe për trajnerin Tyronn Lue që e di si fitohet titulli kampion në NBA pasi e ka fituar në 3 raste dy herë si lojtar në vitet 2000 dhe 2001 me LA Lakers dhe një herë si trajner me Cleveland Cavaliers në 2016-ën kur mposhti në finalen e madhe 4-3 me ndeshje Golden State Warriors.

Përsa i përket sfidës së Staples Center edhe pse Los Angeles Clippers u përpoq të reagonte në dy periodat e fundit, skuadra nga Los Angelesi vetëm sa ngushtoi diferencën, duke u ndjerë në fund mungesa e dyshes Kawhi Leonard-Serge Ibaka.

Më i miri mbi parket ishte Davon Booker i Phoenix Suns autor i 25 pikëve ndërkohë që te Clippers spikati i përhershmi Paul George me 23 pikë 16 rebound dhe 16 asiste. Sfida e 5-të e serisë së finales së Konferencës së Lindjes mes tyre tashmë do të zhvendoset në parketin e Phoenix aty ku Suns do të kërkojnë të mbyllin llogaritë e kualifikimit.