NBA: Phoenix Suns buzë finales në Perëndim, pas fitores ndaj Denver Nuggets - Gazeta Express
string(73) "nba-phoenix-suns-buze-finales-ne-perendim-pas-fitores-ndaj-denver-nuggets"

Basketboll

Gazeta Express

10/06/2021 13:00

NBA: Phoenix Suns buzë finales në Perëndim, pas fitores ndaj Denver Nuggets

Basketboll

Gazeta Express

10/06/2021 13:00

Phoenix Suns është shumë i fortë për Denver Nuggets. Pasi eliminoi nga faza play-off e këtij sezoni kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers duke i mposhtur 4-2 në serinë mes tyre, skuadra nga Arizona ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Phoenix Suns arriti të triumfonte lehtësisht në gjysmëfinalen e dytë ndaj Denver Nuggets me rezultatin 123-98 duke e çuar në 2-0 serinë mes tyre, edhe pse dy sfidat e ardhshme tashmë do të zhvillohen në shtëpinë e Denverit në Colorado. Në praninë e 16 mijë 529 spektakorëve në Arizona, Chris Paul me shokë arritën ta dominonin takimin nga fillimi deri në fund.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 10 pikëve në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Monty Williams ndërkohë që në pjesën e dytë Phoenix thelloi edhe më shumë epërsinë duke e mbyllur gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 123-98.

Edhe pse rezultoi pikëshënuesi më i mirë mbi parket me 24 pikë, 13 rebound dhe 6 asiste, paraqitja pozitive e serbit Nikola Jokic nuk i mjaftoi skuadrës nga Colorado, ndërkohë te Phoenix më shumë spikatën tre të përhershmit, Booker, Paul dhe Bridges.

I pari koleksionoi në total 18 pikë 10 rebound dhe 2 asiste ndërkohë që veterani Chris Paul spikati me 17 pikë 5 rikuperime poshtë tabelës dhe 15 pasime deçizive, ndërsa Bridges shtoi 16 pikë në këtë sukses të Phoenix./SS/