NBA: Lakers e shënojnë fitoren e dytë radhazi, edhe në mungesë të James - Gazeta Express
string(69) "nba-lakers-e-shenojne-fitoren-e-dyte-radhazi-edhe-ne-mungese-te-james"

NBA: Lakers e shënojnë fitoren e dytë radhazi, edhe në mungesë të James

Basketboll

Gazeta Express

29/03/2021 13:38

Los Angeles Lakers siguruan fitoren e dytë radhazi në NBA, pas një serie të gjatë humbjesh (4), por duhet pranuar se vuajtën shumë përballë Orlando Magic, edhe pse në fund festuan me rezultatin 96-93.

Kampionët në fuqi, ende pa shërbimet e LeBron James e Anthony Davis, arritën të imponoheshin falë një rezultati të pjesshëm 10-1 në gjysmën e periodës së fundit si dhe ishin me fat kur gjuajtja për tre e Otto Porter në sekondat e fundit u përplas në hekur. Për kalifornianët spikatën Dennis Schroder me 24 pikë dhe Kyle Kuzma me “double-double”: 21 pikë dhe 11 “rebound”. Më i mirë për Magic ishte Dwayne Bacon me 26 pikë.

Lexo Edhe:

Nuk pati shumë histori përballja mes Denver Nuggets dhe Atlanta Hawks, me skuadraën nga Colorado që triumfoi me rezultat të thellë 126-102. Ekuilibri në këtë sfidë zgjati vetëm 15 minuta, më pas Nuggets nisën shkëputjen duke dominuar në çdo aspekt. Gjashtë basketbollistë vendës arritën numër të dyfishtë pikësh. JaMychal Green spikati me 20 pikë, ndërsa Nikola Jokic për pak realizoi “triple-double”: 16 pikë, 10 “rebound” dhe 8 asiste.

Vjen fitorja e tretë radhazi për Portland Trail Blazers, që mposhtën Toronton 117-122, duke u shkaktuar Raptors disfatën e 11-të në 12 përballjet e fundit. Vendimtar të zakonshmit CJ McCollum dhe Damian Lillard, respektivisht me 23 dhe 22 pikë. Për skuadrëm kanadeze të pamjaftueshme 26 pikët e Pascal Siakam.

Fitore në kohën shtesë për Phoenix Suns, 97-101 ndaj Charlotte Hornets. Në një mbrëmje negative sa u përket gjuajteve për tre, pasi u realizuan vetëm 8 nga 40 tentativa, skuadrën nga Arizona e udhëhoqi Devin Booker me plot 35 pikë, ndërsa për Hornets më i miri rezultoi DeVonte’ Graham me 30 pikë.

Rezultatet:

Charlotte-Phoenix 97-101

Toronto-Portland 117-122

Denver-Atlanta 126-102