NBA: Lakers e pësojnë disfatën e tretë radhazi - Gazeta Express
string(45) "nba-lakers-e-pesojne-disfaten-e-trete-radhazi"

NBA: Lakers e pësojnë disfatën e tretë radhazi

Basketboll

Gazeta Express

22/12/2021 12:44

Phoenix ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 108-90 në fushën e Lakers. Fitorja e katërt radhazi për Suns, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Booker me 24 pikë ishte më i miri për Phoenix, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e LeBron James për Lakers.

Lexo Edhe:

Fiton edhe skuadra e Miami, që mundi 125-96 Indiana, sfidë ku Herro e Robinson realizuan nga 26 pikë secili për ekipi nga Florida.

Rikthehet te fitorja Dallas, që mundi 114-102 Minnesota (Brunson 28 pikë), ndërsa New Orleans mposhti 111-97 Portland (Ingram 28 pikë e Walker 27).

NBA – Rezultatet e sotme

Miami – Indiana, 125-96

New York – Detroit, 105-91

New Orleans – Portland, 111-97

Dallas – Minnesota, 114-102

Lakers – Phoenix, 90-108