NBA, Lakers bien sërish por LeBron vendos një rekord, fitojnë Utah dhe Spurs! - Gazeta Express
string(74) "nba-lakers-bien-serish-por-lebron-vendos-nje-rekord-fitojne-utah-dhe-spurs"

NBA, Lakers bien sërish por LeBron vendos një rekord, fitojnë Utah dhe Spurs!

Sport

Gazeta Express

10/12/2021 13:28

Moment i artë për Utah Jazz në NBA. Skuadra nga Salt Lake City mori fitoren e 6-të radhazi pasi kaloi pa vështirësi me rezultatin 118-96 brenda në Wells Fargo Center të Philadelphias, 76ers duke konsoliduar pozitat në vendin e 3-të të Konferencës së Perëndimit. Donovan Mithcell realizoi në total 22 pikë për Jazz ndërkohë që Rudy Gobert dhe kroati Bogdanovic realizuan nga 17 dhe 14 pikë secili.

Vazhdojnë luhatjet në këtë sezon për Los Angeles Lakers të cilët pësuan humbjen e 13-të sezonale pasi u mposhtën në Tenessee nga Memphis Grizliess me shifrat 108-95. Triple-double i 100-të në karrierë i LeBron James nuk u mjaftoi kalifornianëve me mbretin që koleksionoi 20 pikë, 10 rebound dhe 11 asiste.

Lexo Edhe:

Te Memphis Jaren Jackson shkëlqeu me 25 pikë ndërsa Bane shtoi 23 pikë të tjera në këtë sukses. Përsa i përket Lakers-ave Anthony Davis shënoi 22 pikë të tjera, ndërsa Rusell Westbrook zhgënjeu sërish me vetëm 9 pikë në total. Një sukses me peshë mori edhe San Antonio Spurs që mposhti 123-111 Denver Nuggets duke regjistruar suksesin e 9-të sezonal.

Serbi Nikola Jokic ishte thjeshtë fantastik duke koleksionuar triple-double e radhës në karrierë pasi spikati me 22 pikë 13 rebound dhe 10 asiste gjithsesi të pamjaftueshme për të evituar humbjen e Nuggets. /SS/