Edon Zhegrova ka qenë në qendër të vëmendjes pas derbit mes Juventusit dhe Romës, i zhvilluar në “Allianz Stadium”.
Futbollisti kosovar u aktivizua për 30 minuta në fitoren e bardhezinjve ndaj romakëve, duke dhënë kontributin e tij në këtë sukses të rëndësishëm.
Momenti më i veçantë erdhi pas përfundimit të ndeshjes, kur Zhegrova shkëmbeu fanellën me Paulo Dybalan.
Argjentinasi, ish-numri 10 i Juventusit, ka lënë gjurmë të mëdha në klubin torinez gjatë periudhës 2015–2022 dhe vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura për tifozët bardhezinj, shkruan Gazeta Express.
Shkëmbimi i fanellave mes dy futbollistëve u pa si një moment respekti dhe vlerësimi reciprok, duke treguar edhe një herë fair-play-in që e shoqëron futbollin në nivelet më të larta.
Paraqitja e Zhegrovës në një ndeshje të tillë dhe momenti me Dybalan janë një tjetër dëshmi e rritjes dhe afirmimit të tij në skenën ndërkombëtare. /GazetaExpress