Napoli i kërkon 35 milionë euro për Milik - Gazeta Express
string(41) "napoli-i-kerkon-35-milione-euro-per-milik"

Napoli i kërkon 35 milionë euro për Milik

Gazeta Express

01/04/2020 18:17

Milani është klubi më i interesuar për sulmuesin e rrezikshëm polak, i cili pritet të largohet nga San Paolo gjatë verës që vjen

Napoli e ka vendosur çmimin për Arkadiusz Milik.

Lexo Edhe:

Portali italian “Calciomercato” shkruan se klubi nga Serie A i kërkon 35 milionë euro për sulmuesin polak, përcjell Gazeta Express.

Klubi më i interesuar për transferimin e Milik duket të jetë Milani.

“Rossoneri” e shohin atë si zëvendësues ideal të Zlatan Ibrahimovicit, i cili mund të largohet nga San Siro gjatë verës.

Milik ka qenë i jashtëzakonshëm këtë vit me ekipin nga “San Paolo”. /Gazeta Express/